Kronikë

Një person në Graçanicë raporton se i janë vjedhur 4 tonë drithëra

Një person në Graçanicë ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur rreth 4 tonë drithëra.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesi ka raportuar rastin të shtunën rreth orës 14:00.

Rasti është cilësuar “vjedhje e rëndë” dhe është në procedurë hetimore.

“Graçanicë 13.08.2022-14;04. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga objekti i tij i vjetër kanë vjedhur një sasi drithëra në peshë rreth katër (4) tonë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.