Një e mitur nga Lagja “Emshir” e Prishtinës ka raportuar në Polici se dy prindërit e saj e kanë sulmuar fizikisht.
Sipas njoftimit të policisë të shtunën, viktima është dërguar në strehimore.
“Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit prindërit e saj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.