Kronikë

Vdes një grua në Spitalin e Pejës, nisin hetimet

Një grua ka vdekur të premten, një ditë pasi u soll në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës, ka konfirmuar Policia.

Sipas Policisë, viktima kishte konsumuar detergjent të enjten. 

“Sot me datën 12.08.2022 nga ekipi mjekësor jemi informuar se e njëjta si pasojë e konsumimit të këtyre substancave ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.