Kronikë

Arrestohen dy burra dhe një grua për prostitucion

Tre persona janë arrestuar të mërkurën për prostitucion.

Ata u arrestuan në Mitrovicë dhe rasti kishte ndodhur në qershor, sipas Policisë së Kosovës.

Policia nuk ka dhënë detaje për rastin.

“Me datë 10.08.2022 janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovare, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti është iniciuar si “mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerje”.