Kronikë

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Zubin Potok

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Klinë.  Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë e tipit “BMW”, ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar mbajtje një i dyshuar për aksidentin me fatalitet që kishte ndodhur në Zubin Potok në orët e hershme të 24 korrikut.

Në një aksident mes dy veturave ishin lënduar tre persona, ku njëri prej tyre ka vdekur.

“Rr. Nacionale N2, Zubin Potok 24.07.2022 – 00:10. Raportohet për një aksident trafiku mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mashkull kosovarë, me ç’rast njëri nga viktimat ka ndërruar jetë , ndërsa dy të lënduarit e tjerë (pasagjeri) dhe i dyshuari janë në trajtim mjekësor. Lidhur me rastin personi i dyshuar është nën arrest, nën sigurimin policor në spital. Rasti në procedurë hetimore”, ishte raportuar nga Policia e Kosovës për aksidentin.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar të martën dhe është dërguar në mbajtje.

“Zubin Potok 24.07.2022-00:10. Në lidhje me rastin është raportuar se me 09.08.2022 i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.