Kronikë

Kapen mbi 27 kg marihuanë në Prishtinë, arrestohet një 34-vjeçar

Policia e Kosovës ka konfiskuar të martën në fshatin Mramor të Prishtinës 27 kg e 600 gr substancë të dyshuar narkotike, e llojit marihuanëë.

Sipas njoftimit të policisë, të martën rreth orës 12:00, duke zbatuar operacionin “goditja” kanë ndaluar një veturë me targa vendore, të cilën e ngiste një kosovar i moshës rreth 34 vjeç, e në të cilën është gjetur dhe konfiskuar sasia e drogës.

“Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinar. Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit në fshatin Badofc i Ri Graqanicë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

Image