Një 23-vjeçar është arrestuar në mesditën e së martës në Ferizaj, pasi i dyshuari ka rezultuar të jetë person i kërkuar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim burgimi prej një viti.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, është thënë më tej në njoftimin e policisë.