Kronikë

Sulmohet seksualisht në Kosovë një e mitur nga Shqipëria

Descriptive Text

Një e mitur shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një burrë kosovar.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar.

“Viktima femër shqiptare, e mitur shtetase e R. Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë të martën.