Kronikë

Vdiq një shtetas i huaj në Ferizaj, dyshohet se ra nga kati i 9-të i një ndërtese

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të së shtunës ka marrë një informacion se një shtetas i huaj 19-vjeçar ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese.

B. G. është dërguar fillimisht për trajtim në Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK në Prishtinë, ku edhe vdiq.

Rastin Policia e ka cilësuar si vetëvrasje.

“Sot, rreth orës 00:35 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një person, shtetas i huaj me inicialet B.G i moshës 19-vjeçare në rrugën "Sali Çeku" në Ferizaj, ka rënë nga kati i IX- të i një ndërtese. I njëjti për ndihmë mjekësore është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku nga atje jemi njoftuar se ka ndërruar jetë! Policia e rendit i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur hetuesit dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Janë kontaktuar edhe familjarët e viktimës, ku sipas tyre dyshohet sa ai është hedhur nga kati i IX-të i ndërtesës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili i ka autorizuar hetuesit rajonal që t’i marrin të gjitha veprimet hetimore dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi. Po ashtu është njoftuar edhe ILEC-u për vdekjen e shtetasit të huaj. Rasti është cilësuar ‘vetëvrasje’”, ka njoftuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.