Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për bashkëpronarët e “Prishtina Jet”

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të premten se ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të pandehurit M.K., dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Sipas kërkesës, të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme i kanë vu në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh.