Kronikë

Arrestohen tre persona në Malishevë, policia gjeti një AK-47 dhe dy pistoleta

Policia e Kosovës ka bërë kontrolle në dy lokacione në Malishevë dhe ka arrestuar tre persona për posedim të armës.

Kontrollet janë kryer në në vendbanime të të dyshuarve në fshatin Drenoc dhe në fshatin Janiq të Malishevës.

“Gjatë kontrollit në fshatin Drenoc-Malishevë në posedim të të dyshuarit J. K., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës janë gjetur një AK47 me dy karikator dhe 32 copë fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum 9mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. të cilat janë sekuestruar si prova materiale”, thuhet në komunikatën e PK-së për njërin rast.

Ndërsa, gjatë kontrollit në fshatin Janiq është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale “një pistoletë EKOL special me 6 copë fishekë, një karikator si dhe 11 gëzhoja për pistoletë me gaz të kalibrit 9mm”.

Në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar S.K., i lindur në vitin 1962, dhe E. M., i lindur në vitin 1996.

Tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe janë iniciuar dy raste “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Image