Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë të enjten.
Policia e Kosovës njoftoi se trupi i saj është dërguar për obduksion.
“Raportohet se një femër kosovare, e cila sipas dëshmitarëve ka jetuar e vetme, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.
Edhe në Gjakovë është raportuar për një rast vdekje. Sipas raportit, në banesën e tij është gjetur i vdekur të enjten një burrë.
“Raportohet se ne banesën e tij ,është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi. Rasti vazhdon të hetohet”.