Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj, kanosi zyrtarët policorë në lidhje me një rast gjyqësor

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Ferizaj për kanosje të zyrtarëve policorë.

A A. 39-vjeçar ishte paraqitur në një seancë gjyqësore për një rast të kanosjes ndaj zyrtarëve policorë që kishte ndodhur më 6 tetor të vitit 2019. Ai kishte filluar të kanoste dy zyrtarët policorë si të dëmtuar në rastin. Ai më pas kishte vazhduar të kanoste zyrtarët jashtë objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, dhe tentuar t’i sulmonte ata.