Kronikë e zezë

Arrestohen dy pronarët e “Prishtina Jet”, dyshohen për mashtrim

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot, në koordinim me Policinë e ATK-në, është realizuar një aksion në Prishtinë e Podujevë, duke arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy bashkëpronarët e agjencisë turistike “Prishtina Jet”, M.K. dhe A.B.

Ata dyshohet se kanë mashtruar bashkatdhetarët duke u shitur bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet perëndimore në Kosovë me çmime shumë më të lira se çmimi në treg. Fluturimet nuk u realizuan asnjëherë, përkundër pagesave të bëra.