Kronikë

Dy të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Podujevë

Descriptive Text

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy veturave, mesditën e së martës në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka thënë se të lënduarit po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.