Katër persona kanë pësuar lëndime nga vetura e cila është përfshirë nga zjarri të shtunën në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se personi e ka furnizuar veturën me gaz dhe kur është futur në të e ka ndezur një cigare kur edhe vetura ka marrë flakë.
Pasagjerët dhe shoferi po trajtohen në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç ‘rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njoftoi PK-ja.