Kronikë

Katër të lënduar në një aksident në Podujevë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë pasdites të së dielës në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Në këtë aksident, të përfshira janë katër automjete, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 13:10 policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan- Podujevë. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar”, ka thënë ai.

Derisa një tjetër aksident vetëm një orë më herët, ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, afër fshatit Bresje, ku një person ka marrë lëndime trupore.

“Sot në mesditë në rr. Pejë -Prishtinë afër fshatit Bresje, është shkaktuar një aksident në trafik- vetaksident me dëme materiale dhe lëndime trupore, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Raportohet se një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka shtuar Hoxha.