Kronikë

Sulmoi një person e më pas tentoi ta godiste me veturë një tjetër, arrestohet i dyshuari

Descriptive Text

Në Gjakovë është arrestuar një person të enjten për kanosje të një personi tjetër.

I dyshuari në gjendje të dehur ka kanosur dhe sulmuar viktimën.

Ai edhe ka tentuar që me veturë ta godasë një person tjetër më pas.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, e më pas me veturë ka tentuar të godas viktimën tjetër mashkull kosovar. Dy viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.