Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për një zyrtar të Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të pozitës

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.M., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës, ka keqpërdorë detyrën zyrtare, duke regjistruar persona në sistemin elektronik të gjendjes civile, ashtu që ka tejkaluar kompetencat e tij.