Kronikë

Arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj për dhunë në familje

Një 36-vjeçar është arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje.

I njëjti sipas Policisë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 28-vjeçare.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim trupor dhe Dhunë në familje”