Kronikë

Vdiq mjeku që gjendej në autoambulancën e aksidentuar në Gjakovë

Ka vdekur mjeku Mentor Salihi i cili gjendej në autoambulancën e aksidentuar në lagjen “Dardania” në Gjakovë më 30 qershor.

Oda e Mjekëve të Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e tij përmes një postimi në Facebook.

Në njoftimin e OMK-së thuhet se Salihi ishte i punësuar në QKMF, në Gjakovë dhe se kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin “Hasan Prishtina” në vitin 2021.

Ndërkohë, edhe Policia për rajonin e Gjakovës ka njoftuar për vdekjen e tij.

“Sot rreth orës 19:00 policia është njoftuar se njëri nga të lënduarit në aksident trafiku që ka ndodhur me datë 30.06.2022 në rrugën ‘Pashko Vasa’ në Gjakovë, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 1989 ka ndërruar jetë”.

Në aksidentin ku autoambulanca u përplas me një veturë mbeti edhe një i vdekur, vozitës i autoambulancës, Skofiar Gjini.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të Salihit dhe Skofiar Gjinit.

“Ata, do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta”, thuhet në mesazhin e Latifit.

 

Ndahet nga jeta Dr. Mentor Salihi Dr. Mentor Salihi, anëtar i OMK-së, doktor i mjekësisë, i punësuar në QKMF, në...

Posted by Oda e Mjekëve të Kosovës on Tuesday, July 5, 2022