Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në afërsi të një plazhi në Radhimë të Vlorës, të hënën, njoftuan autoritetet policore.
Sipas njoftimit, po kryhen hetimet mbi rastin, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse ka të plagosur.
“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.
Mediat shkruajnë se përleshje ndodhi mes dy vëllezërve në lidhje me shfrytëzim e një plazhi.