Kronikë

Një person në Pejë dërgohet në mbajtje pasi vodhi një bluzë

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur në raportin e së hënës, se një person në Pejë është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pasi dyshohet se ka vjedhur një bluzë.

Sipas njoftimit, vjedhja është kryer në një butik në Çarshinë e Gjatë në Pejë, ndërkohë që arrestimi është kryer të dielën.

“Një mashkull kosovar, është arrestuar për shkak se kishte vjedhur nga dyqani i viktimës (M/K) një bluzë. I dyshuari pas trajtimit në repartin psikiatrik me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.