Kronikë e zezë

Shkel motoçiklistin për vdekje në Prishtinë dhe largohet

 

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën mbrëma, pak para mesnatës, në lagjen Veternik, Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, të hënën, një i dyshuar tash për tash i paidentifikuar, ishte duke lëvizur me veturë me targa lokale kur goditi motoçikletën që drejtohej nga viktima (mashkull) dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.