Kronikë

10 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Dhuna

Foto: Ilustrim

10 raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Policia në raportin e përditshëm, në Prishtinë një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike. Ndërkaq pas intervistimit të palëve rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Edhe në Lipjan një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Edhe ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Fushë-Kosovë është arrestuar i dyshuari pasi derisa ishte në veturë me bashkëshorten e tij e ka sulmuar fizikisht atë. I njëjti është arrestuar.

Në Gjilan janë raportuar dy raste të dhunës. Në njërin rast një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij, kurse në rastin tjetër një i dyshuar ka rrahur babanë dhe nënën e tij. Sipas viktimave i dyshuari këtë gjë e përsëritë në vazhdimësi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Shtërpcë është arrestuar i dyshuari i cili pas një fjalosje me familjarët e tij ka demoluar shtëpinë duke thyer shishe. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë është raportuar se një grua është rrahur nga bashkëshorti i saj i cili tashmë është dërguar në mbajtje. Ndërkaq në Mitrovicë një i dyshuar ka shkaktuar dhunë në familje dhe është arrestuar. Po në të njëjtin qytet një djalë ka rrahur motrën e tij dhe është dërguar në mbajtje.