Kronikë

Raportohet se një grua u dhunua në një motel në Lipjan nga një i panjohur

dhunim, shirit, policia, motel

Një grua është raportuar se është dhunuar në një motel në Lipjan nga një mashkull i panjohur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ndërkaq në Prishtinë është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe më pas kishte tentuar ta dhunojë të dashurën e tij po ashtu shtetase e huaj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.