Kronikë

Tri vdekje të dyshimta në Prishtinë e Istog, Policia nis hetimet

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Prishtinë dhe Istog.

Në Prishtinë një grua ka vdekur. E njëjta sipas njoftimit nga Policia ishte duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Në rastin e dytë në Prishtinë një grua ka raportuar se në dhomë kishte gjetur pa shenja jete një grua. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një gëzhojë dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion

Ndërkaq në Istog një burrë është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij.

Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.