Një grua 25-vjeçare është gjetur e vdekur të mërkurën në mesditë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se dyshohet për vetëvrasje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci.