Kronikë

Kapen 900 litra vaj ushqimor në veri të Mitrovicës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar në veri të Mitrovicës një kontrabandë me vaj ushqimor.

Njësiti anti-kontrabandë i Doganës gjatë patrullimit në Mitrovicës ka njoftuar se ka identifikuar një automjet transportues të dyshimtë dhe gjatë kontrollimit ka zbuluar 900 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia që ishte futur ilegalisht në Kosovë.

Fillimisht drejtuesi i automjetit nuk i ishte bindur urdhrave për ndalim dhe kishte ikur, por njësitet arritën ta ndalnin në fshatin Zubq.

Mallrat janë konfiskuar dhe ka filluar procedurat kundërvajtëse.