Një person është gjetur i vdekur të dielën në shtëpinë e tij në Prishtinë, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, të hënën.
Në vendin e ngjarjes, sipas njoftimit, kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia e ka proceduar rastin si “Hetim i vdekjes”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.