Kronikë

Rrokulliset kamioneta, dy të lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë

Aksident trafiku

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ndodhi gjatë pasdites të së enjtes në fshatin Sllatinë.

Aksidenti ndodhi pasi një kamionetë humbi kontrollin dhe u rrokullis në rrugën Prishtinë-Pejë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:30, rr. Prishtinë- Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë. Njësitë relevante për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona”, ka thënë Hoxha.