Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim 30-ditor për personin që kërcënoi tërë familjen me vrasje

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria ka shpjeguar se i dyshuari ka kërcënuar familjarët e tij se do t’i vrasë, duke tentuar edhe ta vrasë njëri prej tyre.