Një foshnje nëntëmuajshe ka vdekur në Rugovë të Pejës të martën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë të Kosovës, foshnja është dërguar në spital pa shenja jete.
Njoftohet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion, ndërkaq Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.