Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të një veture

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24-vjeçar në Mitrovicë nën dyshimin se ai nga vetura e tij ka shtënë me armë në drejtim të veturës së një personi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e të martës, ndërsa mësohet se arsye për këtë ishte një zënkë e mëhershme mes të dyshuarit dhe viktimës.