Kronikë

Ferizaj, 27-vjeçari arrestohet pasi iu gjet drogë e thikë

Një 27-vjeçar është arrestuar të martën në Ferizaj, pasi atij i është gjetur substancë narkotike dhe një thikë gjatë një kontrolli të veturës së tij nga Policia.

“Policët e stacionit policor në Ferizaj, sonte rreth orës 19:30 në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet VË Golf me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, te pasagjeri me inicialet R.B janë gjetur një thikë, një sasi e vogël e narkotikëve (marihuanë) si dhe një grinder (mulli) , të cilat si prova materiale janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar si "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".