Policia ka njoftuar se gjatë patrullimit gjatë pasdites të së shtunës kanë hasur në një tufë delesh, gjithsej 280 krerë, që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bajnicë të Kaçanikut, ndërsa delet i janë dhënë në përkujdesje pronarit, thuhet në raportin e Policisë.
Njësiti i Inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë verifikimin dhe kanë konstatuar se 80 copë delesh prej tyre nuk kanë matrikula.
Rasti vazhdon të mbetet në procedura hetimore.