Një person është arrestuar të premten për veprën “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në Rrugën B në Prishtinë u arrestua i dyshuari.
Nuk janë dhënë detaje të tjera.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me rastin ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Pas intervistimit, i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.