Kronikë

Familjarët e një të burgosuri tentuan të fusin në qendër telefona përmes tenxheres

Oficerët korrektues në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë parandaluar të enjten futjen e disa gjësendeve kontrabandë nga familjarët e një të burgosuri.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues, thuhet se familjarët kishin fshehur në tigan dhe tenxhere katër telefona, tri sim-kartela, shtatë mbushës dhe katër USB.

SHKK-ja bën të ditur se janë lokalizuar gjësendet e sjella, ndërsa ndaj të dënuarit është iniciuar procedurë disiplinore, e për familjarin është njoftuar Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdoherë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës në institucione korrektuese”, thuhet në njoftim.

Image
Foto: SHKK