Oficerët korrektues në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë parandaluar të enjten futjen e disa gjësendeve kontrabandë nga familjarët e një të burgosuri.
Në njoftimin e Shërbimit Korrektues, thuhet se familjarët kishin fshehur në tigan dhe tenxhere katër telefona, tri sim-kartela, shtatë mbushës dhe katër USB.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSHKK-ja bën të ditur se janë lokalizuar gjësendet e sjella, ndërsa ndaj të dënuarit është iniciuar procedurë disiplinore, e për familjarin është njoftuar Policia e Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdoherë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës në institucione korrektuese”, thuhet në njoftim.