Kronikë

Në vend të kthimit të borxhit i premtoi ta dërgonte në Perëndim, arrestohet

Një person në Skenderaj është ndaluar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. Mbi të rëndon vepra “Kontrabandim me migrantë”, ka njoftuar Policia të hënën në raportin 24-prësh.

Sipas Policisë, i ndaluari në këmbim të një borxhi që ia kishte, tashmë viktimës, i kishte premtuar se do ta nxirrte jashtë, diku në një shtet perëndimor. Dhe, pasi nuk e ka realizuar këtë, ai është raportuar në Polici.

Sipas njoftimit, Policia ka intervistuar të dy.

“Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.