Kronikë

Rrëzohet nga skelet një punëtor në Ferizaj, thyen këmbën

Një punonjës në Ferizaj është rrëzuar nga skelet ndërsa po punonte në një objekt ndërtimi, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në ngjarjen që ndodhi të shtunën, punëtori u rrëzua nga skelet dhe mori frakturë në këmbë. Ai u dërgua në QKUK për trajtim.

Ferizaj 28.05.2022 – 13:00. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore (frakturë në këmbë), pasi është rrëzuar nga skelet gjatë punës në një objekt në ndërtim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe inspektorët komunal të punës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.