Kronikë

Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të së shtunës janë djegur dy vetura private në një parking në Prishtinë.

Sipas raportimit të Policisë, zjarrfikësit e lokalizuan zjarrin, ndërsa veturat e djegura u konfiskuan për hetime të mëtutjeshme.

Prishtinë 28.05.2022 – 05:00. Raportohet se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private, që ishin të parkuara në parking. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Veturat e përfshira nga zjarri janë konfiskuar për ekzaminim dhe hetime të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.