Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur të shtunën kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurve V.C. dhe A.C., për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Sipas kërkesës, të pandehurit dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta pronarin e një barnatoreje në Prishtinë.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi se me 22 maj 2022, rreth orës 02:20, para barnatores “Rexall”, në rrugën “Mark Dizdari”, në Prishtinë, derisa i dëmtuari D.A., ka qenë duke e mbyllur barnatoren e lartcekur, të pandehurit V.C. dhe A.C., me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë sulmuar me mjete të forta të dëmtuarin, me të cilat i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.