Kronikë e zezë

Theret me thikë një 17-vjeçar në Shalë të Lipjanit

 

Një 17 vjeçar është therur me thikë në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit rreth orës 17:00. Përleshja kishte nisur ndërmjet dy të rinjve pas një konflikti të mëhershëm. Ngjarja ka ndodhur afër shkollës së mesme teksa maturantët po bëheshin gati për ta festuar mbrëmjen e maturës.

Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital nga ekipet emergjente.