Vdiq 20-vjeçarja që u aksidentua në Krushë të Madhe para një jave
Foto ilustrim
Gruaja që u aksidentua më 17 maj në Krushë të Madhe, ka vdekur të mërkurën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot është pranuar informacioni se ka ndërruar jetë viktima, femër e moshës 20-vjeçare”, ka thënë Elezi.
Viktima, e cila po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është goditur nga vetura derisa ishte duke e kaluar rrugën.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.