Dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare janë suspenduar të hënën, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.
Masa e suspendimit u vendos nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit që ka të bëjë me një plan operativ gjatë realizimit të së cilit dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës, janë intervistuar pesë zyrtarë policorë.
“Me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.