Kronikë

Prishtinë, punëtorit të postës së shpejtë ia grabisin veturën dhe paratë

Grabitje, posta e shpejtë, Policia e Kosovës, maj 2022

Një punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se derisa ka dërguar një porosi, tre persona të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë veturën me të cilën ishte duke e kryer porosinë, dy telefona dhe para.

Rasti ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Ballaban të Prishtinës, ka njoftuar Policia në raportin e saj 24-orësh.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas i është kthyer viktimës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.