Kronikë e zezë

Apeli ia ashpërson dënimin tropojanit për vrasjen e rëndë në Bardhaniq të Gjakovës

Foto: Koha / ilustrim
 

Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin në 30 vite burgim Col Imerajt, i cili ishte gjetur fajtor se në korrik të 2020-s ka vrarë N.M., ka tentuar të vrasë djalin e viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor kushërirës së tij, D.M.

Kjo gjykatë e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket vendimit për dënim, e cila Imerajn e kishte gjykuar me 25 vite burgim unik për tri vepra penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.