Kronikë

Shtetasi i Kroacisë kapet në Kosovë me mbi 40 mijë euro para të gatshme

Policia e Kosovës ka gjetur mbi 40 mijë euro para të gatshme te një shtetas i Republikës së Kroacisë, në pikë kalimin kufitar “Kulla”.

Më vendim të prokurorit, mjetet monetare janë sekuestruar.

“Është ndaluar vetura me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Republikës se Kroacisë, i cili ka deklaruar se i ka rreth 30.000 euro, e që në fakt në veturë, në një çantë kishte 41.750 euro. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që mjetet të sekuestrohen për procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.