Kronikë

Vidhen në Istog pajisje të sistemit për ujitje të tokës

Një person nga fshati Tomoc i Istogut ka njoftuar Policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur disa pajisje të sistemit që përdoret për ujitje të tokës.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se perona të pa njohur i kanë vjedhur disa pajisje të sistemit që përdorët për ujitje të tokës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.